Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Disa dhjetëra të rinj nga Tepelena, Toçi, Hormova dhe rrethina të tjera të qytetit jugor kanë protestuar kundër zyrtarizimit të gërmimeve në Hormovë për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë.
Përmes një deklarate për mediat, Orgen Hasanbegaj, i njohur si organizator i protestave me karakter kombëtar, tha se nuk do të lejohen gërmimet në këtë zonë dhe as shitja e eshtrave të shqiptarëve për ushtarë grekë, ashtu siç ndodhi në Kosinë.
“Është turp për ata që i lejojnë këto gjëra, por edhe për ne nëse do t’i lejojmë. I bëjmë thirrje spektrit politik që të ndalë këtë praktikë anti-shqiptare dhe të mos bëhet patriot vetëm për fushatë elektorale. Ne nuk do lejojmë shitjen e eshtrave shqiptare për ushtarë grekë, do ta pengojmë me çdo mënyrë”, deklaroi Hasanbegaj.
Protestuesit kanë paralajmëruar rritjen e radhëve të tyre me të tjerë të rinj që do të pengojnë sipas tyre fillimin e gërmimeve në Hormovë.
Zona e Hormovës, një fushë beteje e Luftës së Dytë Botërore mes ushtrisë italiane dhe greke, është përcaktuar prej marrëveshjes ndërshtetërore si territor gërmimesh për gjetjen e eshtrave të grekëve të vrarë.
Më herët ishte komuna Pojan në rrethin e Korçës që refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme për vënien në zbatim të marrëveshjes dy shtetërore Shqipëri-Greqi për kërkimin, identifikimin dhe zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.
Top Channel