Kreu i FILA-s lë postin

16/02/2013 00:00

Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për të hequr mundjen nga sportet e Olimpiadës që nga viti 2020, i ka kushtuar postin e kryetarit të Federatës Botërore të Mundjes, (FILA) zviceranit Raphael Martinetti.

Martinetti vendosi të tërhiqet nga posti që mbante që prej vitit 2002. Komiteti Ekzekutiv i Mundjes u mblodh në Tajlandë për të diskutuar mbi hapat që duhet të ndjekë për të rifituar vendin në Olimpiadë.

Zv.presidenti Tomiaki Fukuda tha se FILA duhe të vazhdojë të diskutojë se si mund të rikthejë në Olimpiadë mundjen.

Heqja e mundjes nga lojërat olimpike që në vitin 2020, si mundjen e lirë ashtu edhe stilin greko-romak, njohur ndryshe si mundja klasike, u bë me anë të një vendimi “suprizë” të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të marrë ditën e martë

Top Channel