Kosovë, “Fol”: Shkelje me 74 tendera
16/02/2013 18:50
Lëvizja “Fol” në Kosovë ka publikuar të shtunën një raport për vitin e kaluar, në të cilin vlerësohet se janë bërë shkelje të mëdha në 74 tendera të ndryshëm.
Sipas raportit, ministria me shkeljet më të mëdha rezulton ajo e Infrastrukturës, me 27 tendera për punët publike të manipuluar.
Në raport konstatohen parregullësi e shkelje të rënda edhe në pushtetin vendor, sidomos në komunat Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë.
Dokumenti i lëvizjes “Fol” shton më tej se, shkelje dhe trukime kanë bërë edhe ndërmarrjet publike në rreth 20 tendera të ndryshëm.
Top Channel