Rruga Drithas-Rembeç është tërësisht e shkatërruar. Zona e njohur për bujqësi ka vështirësi për të nxjerrë prodhimet në treg.
Kjo rrugë ndodhet në Fushën e Korçes dhe konsiderohet si një ndër më të rëndësishmet sa i takon fshatrave të komunës Libonik.
Në gjithë gjatësinë e saj, rruga është e mbushur me gropa dhe pellgje uji, ndërsa banorët duken të shqetësuar për situatën.
“Kemi dhënë taksat, shteti s’ka bërë gjë. Të ikësh me marsh të parë na prishen të gjitha gjërat, gjithçka shkatërrohet”, tregon një fermer.
Kreu i komunës së Libonikut, Petrit Kupe gjithashtu ka pohuar se komuna ka bërë kërkesa të vazhdueshme për të përmirësuar gjendjen e kësaj rruge, qofte edhe me ndërhyrje të vogla, por ka qenë e pamundur.
“Aty është hequr dorë nga çdo gjë dhe gjendja është tejet e keqësuar. Janë rreth 20 mijë banorë që nxjerrin prodhimet e tyre në aksin kryesor, banorë të Drithasit, sheqerasit, etj”, tregon Kupe.
Fusha e Korçës është një ndër zonat më të rëndësishme në bujqësi, por pavarësisht kësaj, fermerët në këtë zonë janë lënë në harresë.
Top Channel