Në ndarjen e cmimeve Grammy të dielën që kaloi, Rihanna dhe Chris Brown ishin ulur ngjitur njëri-tjetrit dhe më të lumtur se kurrë. Por kur ende nuk janë mbushur shtatë ditë nga ky ribashkim publik, përflitet për një ftohje të romancës.

Këngëtarja nga Barbadosi dhe rreperi amerikan ishin të pranishëm në një klub nate në Los Anxheles mbrëmjen e së mërkurës. Ata mbërritën aty vec e vec. Deri këtu është normale, por ajo që ka rënë në sy është zbulimi për Daily Mail i një personi prezent në klubin e natës.

Burimi anonim thotë për tabolidin britanik se si 24-vjeçarja dhe Chris Brown janë ulur shumë larg njëri-tjetrit, aq sa “kanë refuzuar njohjen” mes tyre. Burimi tha se Rihanna nuk ishte në dijeni për prezencën e Chris dhe kur u pyet nga menaxherët nëse dëshironte të bashkohej me të në të njëjtën tavolinë, ajo refuzoi.

E ndarë ose jo, Rihanna ka ditur si të festojë Shën Valentinin, të paktën në profilin e saj në rrjetin social Twitter, ku këngëtarja 24-vjeçare postoi foton e një gjethje hashashi me komentin: “Trëndafilat janë jeshilë. Dikush di se si të më bëjë të lumtur!”.

Top Channel