Renditja e FIFA-s, Shqipëria humb 8 vende

15/02/2013 17:25

Humbja në miqësoren me Gjeorgjinë ndëshkon Shqipërinë me tetë vende në renditjen e FIFA-s, të publikuar ditën e premte nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit.

Ekipi ynë përfaqësues, aktualisht renditet në vendin e 71-të, nga pozicioni i 63-të me të cilin u mbyll 2012-ta.

Mes ekipeve të mëdha, Brazili vazhdon të humbasë pikë, ndërsa pesë herë kampionët e botës, si kurrë më parë në historinë e tyre, figurojnë në vendin e 18-të në botë.

Nga ana tjetër, Anglia, fituese në miqësoren me Seleçaon, fiton dy vende, duke u ngjitur në pozicionin e katërt.

Mbetet e pandryshuar treshja kryesuese, me Spanjën në vendin e parë, ndjekur nga Gjermania e Argjentina.

Renditja e FIFA-s për kombëtaret, janar 2013

1. Spanjë          1590 pikë
2. Gjermani       1437
3. Argjentinë      1281
4. Angli             1160
5. Itali              1157
6. Kolumbi        1129
6. Portugali       1129
8. Holandë        1108
9. Kroaci           1059
10. Rusi            1055
11. Greqi           1020
12. Bregu Fildishtë999
12. Ekuador         999
14. Zvicër            993
15. Meksikë        968
16. Uruguaj         950
17. Francë           929
18. Brazil            924
19. Gana            865
20. Belgjikë        864
——————————-
71. Shqipëri        489

Top Channel