
Këngëtarja nigeriane e muzikës pop, Susan Oluwabimpe Harvey, e njohur gjërësisht si “Goldie”, ndërroi jetë pas një sëmundje të shkurtër ditën e premte.
31-vjeçarja u ankua për disa dhembje koke, ndërsa u kthye në atdheun e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve prestigjioze “Grammy”.
Brenda disa orësh, gjendja e saj u përkeqësua papritmas dhe dërgimi urgjent në spital nuk mundi t’i shpëtonte jetën.
Një artiste me famë ndërkombëtare, “Goldie” ka fituar disa çmime prestigjioze muzikore dhe përdori famën e saj për të dalë triumfuese edhe nga edicioni i fundit i “Big Brother”-it nigerian.
Disa këngëtarë të mëdhenj shprehën tronditjen e tyre më të thellë për ndarjen e parakohshme dhe të papritur nga jeta të artistes, ndërsa në faqen e saj në “Facebook”, u publikua një njoftim: “Me hidhërim të thellë, dua t’iu informoj se “Goldie” ndërroi jetë gjatë mbrëmjes, pak pas mbërritjes në Lagos prej Los Anxhelosit. U preftë shpirti i saj në paqen e përjetshme të Zotit tonë. Admini”.
Përkeqësimi drastik i shëndetit të saj, ka befasuar edhe mjekët, të cilët për momentin nuk janë në gjendje të përcaktojnë arsyet e vdekjes.
Top Channel