NBA, Miami HEAT nuk njeh rivalë

15/02/2013 05:15

Kampionët nga Florida kanë udhëtuar për herë të parë në Oklahoma, që pas finaleve të sezonit të kaluar, dhe pas një sfide spektakolare kanë arritur të shkatërrojnë OKC-në 110-100.

Një dominim gjatë 3 periodave të para (17-32, 29-31, 23-25), ku diferenca e pikëve shkoi në +18, me një yll të ri të basketbollit amerikan si LeBron James, super në formë, i cili shënoi 39 pikë, 12 topa në tabelë dhe 7 asiste.

Kjo është ndeshja e tij e 7-të radhazi, ku ka shënuar mbi 30 pikë, teksa u bë lojtari i parë në historinë e NBA, në sfidën e kaluar ndaj Portland Blazers, i cili shënon mbi këtë kuotë pikësh dhe me një mesatare mbi 60% të gjuajtjeve nga loja (pa përfshirë gjuajtjet e lira).

Përpara kësaj supersfide, James kishte deklaruar se Oklahoma City Thunder është një nga ekipet më të mira të kampionatit amerikan të basketbollit dhe kjo ishte më se e qartë për lojtarët e Miami Heat, ndaj dhe duhej shfaqur respekt ndaj tyre.

Për Oklahoma-n, Kevin Durant shënoi plot 40 pikë, nga të cilat 22 vetëm në periodën e katërt, por këto nuk mjaftuan, pasi ekipi i tij u detyrua t’i nënshtrohej supremacisë së Miami Heat, i cili shkon kështu përpara sfidës magjike të ALL STARS GAME me një seri prej 7 fitoresh radhazi, ku përfshihen edhe ato ndaj dy ekipeve të Los Angeles, Lakers dhe Clippers.

Top Channel