Cristiano, gol në 3 metra lartësi

15/02/2013 15:20

Minuta e 29 e ndeshjes Real Madrid-Manchester United. Rezultati 0-1. Di Maria kroson topin nga e majta e sulmit të madrilenëve në shtyllën e dytë të portës së mbrojtur nga De Gea.

Cristiano Ronaldo kërcen 2.93 metra dhe godet topin me kokë duke barazuar rezultatin e takimit.

Sipas një studimi teknik të kryer nga arkitekti Nacho Tellado në një emision televiziv sportiv spanjoll dhe të publikuar në gazetën ‘AS’, portugezi i madrilenëve, në pikën më të lartë, i kishte këmbët 1.23 metra në distancë nga toka, ndërsa koka e tij arriti 2.93 metra distancë nga terreni i gjelbër.

Me fjalë të tjera, nëse do të ishte një lojtar basketbolli, do të kërcente deri sa të arinte 12 centimetra nga rrethi i koshit.

Në foto shihet qartë që koka e Patrice Evra, mbrojtësit që po markonte Cristianon, është në nivelin e gjurit të portugezit.

Top Channel