
Në ditën ndërkombëtare të dhunës kundër grave, njohur ndryshe si “Ngritja e një miliardëve” (One Billion Rising) referuar numrit të femrave që viktima të dhunës në mbarë botën, denoncuan fenomenim politikanë, artisë, aktorë, këngëtarë e personazhe të tjerë publikë me peshë në arenën botërore.
Një ndër ta ishte e Thandie Newton, aktorja britanike e bërë e famshme vecanërisht për pjesëmarrjen e saj në filmin Mission Impossible II. Në një intervistë dhënë për CNN, 40-vjeçarja Newton, nënë e dy vajzave, frut i martesës me producentin britanik Oliver Parker, pranoi se ishte abuzuar seksualisht në hapat e para të nisjes së karrierës së saj.
Ajo tha se bëhej fjalë për një eksperiencë horror të kaluar kur ishte 16-18 vjeç. Pikërisht në këtë moshë, Newton ka nisur hapat e para në rrugën e saj drejt kinemasë. 40-vjeçarja denoncoi për herë të parë se si një producent në prani të asistentes së tij, kishte filmuar gjatë audicionit një skenë aspak të zakontë për rolin që ajo kërkonte në film.
Newton rrefeu se si i ishte kërkuar të bënte lëvizje provokuese përpara kameras. Mendova se ishte pjesë profesionale për të marrë pjesë në film, thotë ajo, por më pas zbulova se ai audicion nuk kishte lidhje me rolin që kërkoja.
Aktorja britanike tregoi se si vite më vonë videoja e xhiruar kalonte në duart e producentëve të ndryshëm dhe se shumë herë është përdorur si shantazh në karrierën e saj.
Pavarësisht këmbënguljes së gazetarit të CNN, Max Foster për të dhënë emrin e producentit, apo detaje nëse ai është ende aktiv në karrierën e tij, Newton refuzoi ta bëjë këtë.
Top Channel