Prishet miqësia Rihanna-Kate Perry, shkak Chris Brown

14/02/2013 00:00

Katy Perry është distancuar nga miqësia e saj me Rihanna-n dhe arsyeja ka qenë vendimi i kësaj të fundit për t’iu rithyer dashurisë së hershme, Chris Brown.

USMagazine shkruan në edicionin online të saj se Kate Perry nuk miraton vendimin e Rihanna-s ndaj ka shkëputuar thuajse tërësisht komunikimin me të. D

Dy këngëtaret shiheshin shpesh në prani të njëra-tjetrës përgjatë spektakleve ku ishin të ftuara dhe në dalje të tjera në publik. USMagazine shkruan se ndarja është serioze, aq sa Katy Perry ka kërkuar që në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Grammy në Los Anxheles të dielën që kaloi, ka kërkuar të ulet sa më larg ciftit Rihanna-Brown.

Dhe për të qenë sa më larg tyre ajo ka bërë edhe sakrificën e të qendruarit larg të dashurit të saj, John Mayer.

Top Channel