Përvjetori i Top Albania Radios

14/02/2013 00:00

“Po shkoja në një apartament 3 dhoma e kuzhinë dhe zyra ime ishte në kuzhinë.” Kështu shprehet Zamira Koleci, e cila kujton fillimet e saj në Top Albania Radio.

“Më 24 mars kemi lexuar për herë të parë lajmet dhe zëri im tingëllonte ndryshe. Kjo do të thotë që teknologjia e Top Albania Radios ishte një hap para. Nuk e harroj ditën e parë të transmetimit. Tanit i ndrisnin sytë dhe kishte një lumturi të madhe tek të gjithë ne punonjësit”, deklaroi Koleci në studion e “Pasdite në Top Channel”.

Ndërsa DJ Dorian Gjergji deklaroi: “Merita kryesore ishte e njeriut që e krijoi, Dritan Hoxhës. Gjithmonë sa herë kishte panaire teknologjike, ai i ndiqte dhe blinte për radion mikrofonët, procesorët më të fundit etj.”

“Ishte privilegj të bashkohesha me Top Albania Radio. Mbaj mend që në takimin e parë të punës, në vitin 2000, erdha dy orë më përpara”, shtoi Doriani.

Top Channel