Përse Maroku u shpall kampion pas dy muajsh, çfarë ndodhi me Senegalin dhe paralelizmi me Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014
“Nëse humb duelet individuale, atëherë organizimi dhe taktika nuk vlejnë”, tha Jose Mourinho duke iu referuar golit të Manchester United, ku Welbeck fitoi dyluftimin me Sergio Ramos duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 0-1 skuadrës angleze.
“Në televizion shihet qartë se çfarë ndodhi. U stërvitëm, u organizuam, i caktuam detyrat, pamë videot e kundërshtarit, por nëse humb duelet individuale, nuk ka organizim që reziston”, shpjegoi “Special One” pas barazimit 1-1 në “Santiago Bernabeu”.
Në lidhje me kualifikimin, tekniku portugez nuk e ka humbur besimin: “Mendoj se klasifikimi është ende 50 me 50. Do të nisemi në disavantazh në Old Trafford, nëse ata shënojnë, do të vazhdojmë të jemi në disasvantazh; nëse shënojmë ne, do të jemi në avantazh.”
Kur u pyet nëse rezultati 1-1 i ndeshjes së parë ishte i drejtë, Mourinho u shpreh: “Nuk ka rezultat të drejtë në futboll, ka vetëm rezultat real. Meritonim të shënonim më shumë se një gol, por edhe kundërshtari pati raste të tjera. Nuk është rezultat i keq.”
Top Channel