KQZ, listat e zgjedhësve përçajnë palët

14/02/2013 00:00

Pas një mbledhje maratonë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka gjetur dot një variant konsensual të raportit të auditit të listës paraprake të zgjedheseve, rekomandimet e te cileve do ti shkojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. 

Dy audituesit, të emëruar pranë Ministrise së Brendshme përkatësisht, një nga përfaqësuesit e opozies në KQZ dhe tjetri nga ata të mazhorancës, kanë paraqitur raporte të ndryshme të verifikimit të listës së zgjedhësve.

Diferenca mes numrit te votuesve ne raportet respektive eshte mijera te tille.

Pikerisht, diferenca  ne dy raportet ka shkaktuar debate te ashpra deri ne fyerje mes tyre. Audituesi i emeruar nga opozita ne raport paraqet mijera emra te dubluar ne dy gjendje civile njekohesisht ose persona te vdekur te pa ç’regjistruar nga lista.

Por, perfaqesuesit e mazhorances thane se ky raport i referohet te dhenave te fillimit te muajit janar ku nuk ishte pastruar ende regjistri i gjendjes civile, ndersa audituesi i emeruar nga PD sipas tyre i referohet te dhenave te muajit shkurt, te cilat jane perditesuar.

Keto debatete, qe kane qene thelbi i nje diskutimi disa oresh ne institucionin me te larte zgjedhor, bene qe Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile t’i cohen te dy raportet, por duke hequr dy prej disa rekomandimeve te opozites per pastrimin e listes se zgjedhesve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta