Aktorja gjermane Diane Kruger do të zbresë nga ekrani i madh i kinemave në atë të vogël, për të interpretuar në një serial televiziv amerikan.
Aktorja do të performojë në serialin e Meredith Stiehm, e njohur për skenarin e disa episodeve të thrillerit të suksesshëm mbi terrorizmin, “Homeland”.
Prodhimi do të titullohet “The Bridge” (Ura) dhe do të trajtojë një krim të ndodhur në kufirin mes Teksasit dhe Meksikës, ku është gjetur një kufomë.
Deri tani Kruger ka interpretuar në filma të njohur hollivudianë si “Troy”, “Inglorious Bastards”, “Unknown”, etj.
Ky do të jetë angazhimi i parë i saj me kohë të plotë në një serial televiziv, pas paraqitjes në vitin 2010 në një episod të serialit “Fringe”, të regjisorit JJ Abrams.
Në “The Bridge”, bazuar në serialin skandinav “Bron”, do të performojë edhe aktori Demian Bichir, i njohur për interpretimin e Fidel Castro në filmin “Che” të Steven Soderbergh.
Top Channel