Debate për vendimin e 21 janarit

14/02/2013 23:00

Deputeti socialist, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se gjyqtarët, që morën vendimin për pafajësi për të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit, e bënë atë në kushtet e presionit, që iu bëhet atyre me dosje korrupsioni.

“Dy nga gjyqtarët, që morën vendimin, kanë dosje korrupsioni, me të cilat pushteti i Sali Berishës i bëri presion. Mos harroni zotërinj se drejtësia do të vihet, si për 21 janarin edhe për Gërdecin. Drejtësia do të vihet në vend dhe s’do të shpëtoni për asnjë vrasje, që keni bërë”, tha Balla.

“Përpara zgjedhjeve të përgjithshme, Ramës i rëndon mbi kokë, si shpata e Demokleut, 21 janari, protestuesit që i përdori për të rrëzuar një pushtet të dalë nga vota e lirë”, reagoi deputetja e PD-së, Ledina Alijolli.

Por deputetët e opozitës, në 60 minutat e lira të diskutimeve në Kuvend, thanë se gjyqtarët treguan me dy vendimet, atë për Gërdecin dhe 21 janarin, kapjen e plotë nga pushteti.

“Gjyqtarët do të përgjigjen, ashtu si Sali Berisha, sa u paguan dhe si u paguan për të mos dhënë drejtësi. Ligji do të veprojë edhe mbi ata”, tha Arta Dade.

Me gjithë deklaratat e forta të opozitës në Kuvend, për një gjyqësor që merr vendime të diktuara nga pushteti, që sipas saj vrau në Gërdec dhe në 21 janar, deputetët e mazhorancës ndërruan argument, duke akuzuar opozitën për pengimin e integrimit, duke mos votuar tre ligjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA