Superliga, Flamurtari mposht Bylisin

13/02/2013 00:00

Është zhvilluar edhe ndeshja e fundit e prapambetur e javës së 14-të të Superligës mes Flamurtarit dhe Bylisit.

Skuadra vlonjate ka fituar bindshëm 3-0 përballë ballshiotëve me një tregolësh të Migen Memellit. Ka qenë e pafuqishme skuadra e Shensoit të reagojë ndaj vlonjatëve të cilët falë kësaj fitoreje e shohin veten pas 14 javësh në vendin e 6-të, pikërisht mbi Bylisin i cili zbret në vendin e shtatë.

Në ndeshjen e radhës Flamurtari do të udhëtojë për në Laç, ndërsa Bylisi do të presë Kastriotin në fushën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB