Ribery sulmohet në fushat e Bajernit

13/02/2013 17:35

Mesfushori i Bajernit dhe Francës, Franck Ribery, u bë pre e një sulmi fizik ditën e mërkurë, në përfundimin e stërvitjes së zakonshme të mëngjesit.

Lajmi u raportua nga e përditshmja “L’Equipe”, e cila shpjegoi se një person me identitet të panjohur u afrua pas stërvitjes tek Ribery, të cilin e kërcënoi, e shtyu dhe tentoi ta godiste.

Besohet se agresori ishte francez dhe ai u arrestua nga ana e forcave policore.

Bajerni lëshoi një hetim të brendshëm nga ana e tij, për të kuptuar se si dhunuesi kishte arritur të kalonte perimetrin e sigurisë, duke mbërritur deri tek futbollisti.

Top Channel