Problemet shëndetësore të Lady Gaga
13/02/2013 14:40
Lady Gaga ka anuluar katër data koncertesh pasi është diagnostikuar me sinovit, një inflamacion i kyçeve.
Këngëtarja e famshme shkroi në Twitter: “Më vjen shumë keq. Nuk e di çfarë të them. Kam disa kohë që e kam fshehur gjendjen time tek stafi dhe e kam duruar dhembjen, por sa vjen e përkeqësohet. Jam lutur që të shërohem, por pas koncertit në Montreal të Kanadasë nuk ecja dot më. Edhe tani nuk jam në gjendje të eci.”
Më tej ajo i kërkoi falje edhe fansave amerikanë që e prisnin për koncerte: “Uroj që fansat në Chicago, Detroit dhe Hamilton të më falin edhe pse e kam të pamundur të fal veten në këto momente.”
Top Channel