Mourinho: Do e fitoj një tjetër Champions

13/02/2013 00:00

“Nëse nuk e fitoj këtë sezon, nuk është aspak dështim. Shumë klube të mëdha dhe trajnerë të mëdhenj nuk e kanë fituar kurrë, por unë dua ta fitoj për herë të tretë Ligën e Kampioneve.”

Kështu u shpreh Jose Mourinho në konferencën për shtyp para ndeshjes së sotme që Real Madridi i tij do të luajë ndaj Manchester United në Santiago Bernabeu.

Marrëdhënia me lojtarët – Gazetarët nuk e dinë nëse marrëdhënia ime me lojtarët është në krizë. Dua të flas me ata që shkruajnë të tilla gjëra, të cilët janë gazetarë spanjollë. Në fushë do e shikoni “krizën” e lojtarëve të mi.

Rëndësia e ndeshjes
– Është një ndeshje kyçe. Mund të shihet nga interesi i tifozëve dhe gazetarëve që është ndeshje e rëndësishme.

Si do të luajë Reali – Nuk do i them kundërshtarëve se si do të luajmë, por e kam shumë të qartë në kokën time. Unë nuk e di se kush do të jetë në fushë tek Manchester dhe nuk do hap letrat e mia.

Cristiano – Është lojtari më fantastik që kam pasur ndonjëherë edhe pse nuk harroj lojtarët e tjerë që kanë dhënë gjithçka në fushë për mua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB