“Gaza” dhe beteja e tij me alkoolin

13/02/2013 00:00

Legjenda e futbollit anglez, ish-lojtari i Njukasëll dhe Lacios në Itali, Paul Gascoigne po vijon betejën e tij me alkoolin.

Ish-futbollisti prej një jave ndodhet në një qendër rehabilitimi për të alkoolizuar në Arizona të Shteteve të Bashkuara. Miqtë pranë tij deklaruan për mediat se Gaza është duke përparuar mirë, pavarësisht se aktualisht është në fazën e parë të rehabilitimit.

Në një javë heqja dorë prej alkoolit i ka kushtuar ish-futbollistit plot 140 mijë euro. Pjesa më e madhe e parave u siguruan pas fushatës me titull “Shpëtoni Gaza-n!” në mediat angleze. Shumë futbollistë, sportistë të tjerë dhe yje të televizionit derdhën në llogari të lojtarit kontributin e tyre për të përballuar shpenzimet në qendrën e rehabilitimit në SHBA, cmimet e së cilës janë vërtet të kripura.

Gascoigne udhëtoi drejt Arizonas javën e kaluar, dy ditë pasi u pa në një gjendje shokuese për shkak të alkoolit në një takim bamirësie në Angli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB