
Pirelli, firma që furnizon me goma skuderitë e Formulës 1, ka njoftuar setet e gomave që do të përdoren në katër garat e para të kampionatit: Australi, Malajzi, Kinë dhe Bahrein.
Për Cmimin e Madh të Australisë do të përdoren gomat “P Zero të bardha të mesme” dhe “të kuqe super të buta”. Kjo është hera e parë që Pirelli zgjedh setin e gomave super të buta për pistën e Melburnit.
Në Malajzi do të përdoren goma më të forta: “P Zero portokalli” dhe “të bardha mesatare”, për një rezistencë sa më të mirë ndaj temperaturave të larta dhe asfaltit të ashpër që karakterizon cirkuitin e Malajzisë.
Për Kinën, Pirelli ka zgjedhur “P Zero të bardha të mesme” dhe “të verdha të buta”.
Ndërsa për Bahreinin zgjedhjet janë “P Zero portokalli të forta” dhe “të verdha të buta”.
Top Channel