El Shaarawy rinovon me Milanin

13/02/2013 14:05

Milan dhe Stephan El Shaarawy do të zyrtarizojnë së shpejti rinovimin e kontratës mes tyre, kontratë e cila aktualisht skadon në vitin 2017.

Adriano Galliani dhe agjenti i sulmuesit italian kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës deri në qershor të vitit 2018 dhe pritet që firma të hidhet në fund të këtij muaji.

Nga ky rinovim, lojtari i cili udhëhoqi Milanin pas shitjeve të Zlatan Ibrahimovic dhe Thiago Silva, do të fitojë 3 milionë euro në sezon plus bonuse.

Aktualisht, Stephan El Shaarawy përfiton 800 mijë euro në sezon.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta