Britani, reklamë e “nxehtë” për fëmijët
13/02/2013 13:05
Një reklamë shumë seksi e aktores Keira Knightley është transmetuar në një televizion britanik në mes të një filmi të animuar.
Një teleshikues u ankua për faktin se reklama për parfumin është dhënë në mes të filmit ‘Ice Age 2’.
Aktorja 27-vjeçare shihet duke lëvizur nudo, e mbështjellë vetëm me një çarçaf. Më pas Knightley e heq çarçafin duke i kthyer kurrizin kamerës.
Marka e parfumit u justifikua me faktin se filmi ‘Ice Age 2’ ka aktorë shumë të famshëm që dublojnë zërat e kafshëve dhe tërheq edhe të mëdhenjtë.
Top Channel