Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Reali i Madridit me dëshirën e tij për t’u shndërruar në futbollistin golashënues më të mirë në historinë e skuadrës madrilene.
Në një intervistë për mediat spanjolle, asi portugez tha se shpreson që të qendrojë gjatë tek Reali dhe se misioni i tij ishte marrja e kreut të golashënuesve në historinë e kësaj skuadre, kryesim që mbahet nga Raul.
Me golin e shënuar ndaj Seviljas, Ronaldo u ngjit në kuotën e 183 golave në të gjitha kompeticionet me fanelën e bardhë duke lënë pas vendin e tretë Genton. Tashmë objektivi është marrja e vendit të dytë dhe zbritja prej këtij froni të legjendës Di Stefano që ka plot 308 gola, ndërsa vendi i parë mbahet nga Raul me 323 gola.
Deklarata e portugezit ka hedhur poshtë zërat për largimin e mundshëm të tij në fund të këtij sezoni së bashku me trajnerin Mourinho. Destinacionet e përzgjedhura, të paktën nga mediat sportive, është PSG ose Manchester City, dy skuadrat e sheikëve ndoshtat të vetmet që mund të shpenzojnë shumat marramendëse që kërkon Reali për prishjen e kontratës me Ronaldon.
Top Channel