Romë, sulmohet sërisht Osvaldo

12/02/2013 18:35

Sulmuesi Osvaldo vazhdon të jetë në qendër të tërbimit të tifozëve të Romës, pavarësisht ndjesës së kërkuar ndaj tyre dhe kapitenit Totti, pas shpërdorimit të një penalltie ndaj Sampdorias.

Argjentino-italiani u sulmua pas stërvitjes nga tifozët e klubit të tij këtë të martë, për herë të dytë në po kaq ditë.

Ultrasit romanë kënduan korre kundër tij dhe goditën me mjete rrethanore automjetin e Osvaldos ne dalje te fushes se “Trigorias”.

Policia ndaloi ne vendngjarje njërin prej agresorëve dhe një tifoz të dytë, që tentoi t’i dilte para makinës për ta bllokuar, por pa ia dalë mbanë.

Përballë këtij agresioni të ri ndaj sulmuesit, presidenti i Romës ndërhyri me një deklaratë në faqen zyrtare të klubit. “Edhe pse nuk kemi arritur rezultate të kënaqshme së fundmi, unë kam besim të madh tek stafit dhe futbollistët tanë”, deklaroi James Pallotta. “Po ndërtojmë një skuadër të re dhe të fortë, por do të duhet kohë deri kur të arrijmë në nivelin e dëshiruar. Megjithatë, sulmi ndaj drejtuesve apo lojtarëve tanë është i kotë. Ata që duan të vazhdojnë në këtë rrugë konsenstmesh, që vetëm dëmtojnë punën e klubit, le të kapen me mua”.

Top Channel