Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Nga viti 2020 mundja nuk do të jetë më një sport olimpik. Ky është vendimi i marrë ditën e martë nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar që e ka përjashtuar këtë sport nga lista e 25 sporteve që do të jenë në olimpiadën e 2020-ës.
Përjashtimi përfshin të dyja stilet, si mundjen e lirë ashtu edhe atë klasike, e njohur edhe si mundja greko-romake. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.
Vendimi pritet të bëhet përfundimtar në muajin shtator kur në mbledhjen e Buenos Airesit në Argjentinë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar pritet të ratifikojë vendimin e marrë të martën.
Mundja është një ndër sportet më të vjetra me rrënjë që nga lashtësia. Për herë të parë u fut si sport olimpik në vitin 1896. Përjashtimi i saj nga olimpiada është edhe një tronditje për Shqipërinë pasi mundja konsiderohet si një nga sportet tona më të forta dhe më konkuruese në arenën ndërkombëtare.
Top Channel