Është votuar si femra më seksi në planet dhe ka pranuar se për rolin e duhur do të ishte e gatshme të zhvishej edhe nudo, por kur vjen puna për të folur për të dashurin e saj, Ashton Kutcher, aktorja e “kyç” gojën.
Në një intervistë për revistën ‘Allure’, Kunis foli për filmin ‘Friends With Benefits’, ku ka xhiruar disa skena të nxehta me Justin Timberlake: “Tregova pak nga gjoksi dhe vendosa të mos tregoj anën e pasme. Nuk mund të tregohen të gjitha. Për rolin e duhur jam e gatshme të xhiroj nudo.”
Kunis, e cila ka qenë e dashura e protagonistit të filmit “I vetëm në shtëpi” për tetë vite, foli edhe për periudhën e saj si beqare: “Kam qenë vetëm për 4 vite. Ka qenë një kohë fantastike.”
Ndërsa kur u pyet për Ashton Kutcher, të dashurin e saj aktual, ajo u përgjigj: “Dua të flas vetëm për veten time.”
Top Channel