Russell Brand shquhet për stilin unik të veshjes mes të famshëmve të Hollywood-it. Por kjo e vecantë e tij “u trondit” kur mediat gossip, fillimisht në SHBA e më pas në Angli, publikuan foto të komedianit britanik dhe një mikut të tij anonim e të pastrehë.

Dy miqtë u fotografuan duke ecur së bashku në perëndim të Hollywood-it me nga një pije në dorë, që me siguri e ka ofruar Russell. Ky i fundit vec komedive është bërë i famshëm edhe falë stilit ekstravagant në veshje, që nuk nguron ta shfaqë edhe në mbrëmjet gala muzikore apo kinematografike.

Konkurenti i tij i denjë në këtë aspekt është edhe miku i tij që me siguri zgjedh të vishet në këtë mënyrë jo për për të qenë ekstravagant, por nga “halli”.

Nga fotot e publikuara është vështirë të përcaktosh se cili prej tyre është i pastrehë.

Top Channel