Vajza koopertinë e “Sports Illustrated” në dy raste të ndryshme, Kate Upton, vazhdon të ngjisë rrugën e saj drejt majëve të modës.
Një modele e veshjeve intime, 20-vjeçarja amerikane, e cila u shfaq përpara 104 milionë shikuesve të “Super Bowl” me një reklamë “të nxehtë”, u rikthye të befasonte, këtë herë me pozat më të guximshme ndonjëherë.
E reja u shfaq në një set të ri fotosh këtë herë tërësisht e zhveshur, duke mbuluar zonat e saj intime vetëm me bojë trupore që simulonin mbathjet dhe reçipetat.
Foto: Kate Upton pozon e mbuluar vetem me boje trupore
Fama në rritje e 20-vjeçares, e fuqizuar edhe nga popullariteti që gëzon ajo në SHBA, në vendin me tregun më të madh të modës, po rivalizon edhe me supermodelen tjetër, Irina Shayk.
E dashura e Cristiano Ronaldos, rusja 27-vjeçare humbi vitin e shkuar koopertinën e “SI” në mënyrë të papritur në favor të Upton dhe që prej atëherë, “lufta e ftohtë” midis të dyjave për të kapur reklamues dhe vëmendje mediatike vetëm sa është intensifikuar.
Foto: Upton, perpara nisjes se transmetimit te “The Late Show”
Foto: Kate Upton, koopertine e “SI” ne dy vite radhazi, ne posterat e vendosura ne qytetet e medha
Për të rritur famën e modeles, gjithashtu shërbejnë posterat e mëdhenj të vendosur nëpër qytete të ndryshme të botës dhe së fundmi, edhe pjesëmarrja në progamin e famshëm të David Letterman, “The Late Show”, një prej më të preferuarve për audiencën amerikane.
Foto: Catherine Webb, nje prej zbulimeve te fundit te “SI”, qe po ngjit shkallet e karrieres perkrah Upton
Top Channel