Federer: Luftë dopingut edhe në tenis

12/02/2013 18:50

Numri dy i botës, Roger Federer, kërkoi aplikimin e pasaportave biologjike në botën e tenisit, për të luftuar fenomenin e dopingut edhe në këtë sport.

Pasaporta biologjike është një program i sofistikuar i matjes së disa parametrave të gjakut në kohë.

Sistemi është në gjendje të analizojë ndryshimet e çuditshme dhe të vërtetojë probabilitetin e marrjes së dopingut nga atleti, duke bërë që shanset për t’ia hedhur kontrolleve të bëhen pothuajse inekzistente.

Ky sistem po aplikohet së fundmi në çiklizëm dhe ishte ai që zbuloi se parametrat e Armstrong ndër vite, kishin vetëm një në një milionë shanse që të kishin ndryshuar si rrjedhojë e parametrave fizikë dhe jo dopingut.

“Pasaporta biologjike është e domosdoshme përsa kohë ka substanca që nuk mund të zbulohen në kontrollet e zakonshme. Duhet të ketë më shumë analiza gjaku në tenis, ashtu si në çiklizëm dhe një pasaportë biologjike do të ishte e dobishme. Së fundmi, pas Grand Sleam të Australisë nuk më bënë kontroll gjaku dhe i thashë përgjegjësve se kjo ishte një surprizë e çuditshme për mua”, deklaroi Federer.

Top Channel