Federata e Kamerunit mohon akuzat e Eto’o

12/02/2013 21:55

Federata e Futbollit të Kamerunit (FCF) ka mohuar se ka kërcënuar me jetë futbollistin Samuel Eto’o, i cili theksoi se drejtuesit e kësaj federate kanë ndërmend ta vrasin.

“Cfarë fiton Federata me vrasjen e Eto’o? Na duhet më shumë i gjallë se i vdekur”, theksoi për Efe drejtori i zyrës së shtypit të FCF-së, Junior Biyam.

Ndërsa, sipas një tjetër zyrtari të lartë të Federatës, i cili donte të ruante anonimatin, Eto’o i ka bërë ato deklarata sepse “punon për njerëz me pushtet që duan të destabilizojnë Kamerunin dhe futbollin e këtij vendi”.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, aktualisht tek Anzhi rus,kishte deklaruar: “Drejtuesit e FCF-së duan të bëjnë atentat ndaj meje. Duan të më heqin qafe.”

“Tani jetoj me një grup truprojash dhe njëri prej tyre fle para derës së shtëpisë sime. Nuk e bëj këtë për snobizëm, por dua të jem i sigurtë”, u shpreh Eto’o.

“Unë nuk vesh fanellat që shpërndan federata, por ia kërkoj direkt Pumës. Gjithashtu nuk ha me shokët e skuadrës së Kamerunit sepse kam frikë se më hedhin helm në ushqim”, shtoi bomberi afrikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA