Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
LeBron James udhëton me shpejtësi drejt majave të paarritura më parë në basketbollin botëror, ndërsa gjithmonë e më shumë po etiketohet si lojtari më i mirë i historisë nga shtypi amerikan.
Ylli i Majemit, u shndërrua në të parin basketbollist ndonjëherë që shënon mbi 30 pikë në pesë ndeshje radhazi, duke mbajtur në të pesta ndeshjet një saktësi më të lartë se 60%, në gjuajtjet gjatë lojës (përjashtohen gjuajtjet e lira).
“Viktima” e fundit e 28-vjeçarit ishte një emër i madh i NBA-së, Los Angelos Lakers, takim në të cilin James realizoi 32 pikë dhe pati një saktësi prej 71,4% në gjuajtje.
Njeriu që ka fituar tre herë titullin e basketbollistit më të mirë të vitit në NBA (Most Valuable Player-MVP) dhe fitues i medaljes olimpike, gjithashtu ka një mesatare të pabesueshme të shënimit të pikëve në këtë sezon, me 30,1 pikë për ndeshje.
“Të thuash që është më i miri në botë tashmë nuk mjafton më”, deklaroi shoku i tij i skuadrës, Dëayne Wade. “LeBron tashmë i përket një kategorie tjetër, asaj të jashtëtokësorëve. Është një fenomen i vërtetë”.
Top Channel