Kërcim dashurie Cooper-Eve?

11/02/2013 00:00

Pas ndarjes me aktoren e filmit “Avatar” Zoe Saldana, Bradley Cooper është shndërruar në njërin prej beqarëve më të kërkuar në Hollywood dhe me statusin e ri mbi shpinë, aktori nuk humb kohë të dëfrehet.

Ai, si shumë aktorë të tjerë mori pjesë në ndarjen e cmimeve BAFTA në Angli. Përvec tij në tapetin e kuq kaluan edhe shumë aktorë dhe aktore të tjerë, ndër ta edhe Alice Eve, aktorja e bërë e famshme për pjesëmarrjen e saj në serialin “Sex and the City”.

Pas përfundimit të ceremonisë për të ftuarit ishte rezervuar një festë. Cooper u pa fillimisht me Jennifer Lawrence dhe Michael Fassbender, treshe miqsh prej kohësh. Më kalimin e minutave, Cooper iu rreshqet nga sytë miqve dhe përfundon duke kërcyer me Alice Eve.

 

Top Channel