Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Trajneri Delio Rossi rikthehet në qendër të vëmendjes në futbollin italian për gjestet e tij anti-sportive. Këtë herë, tekniku që mori së fundmi drejtimin e Sampdorias, i tregoi gishtin e mesit mbrojtësit të Romës, Burdiso.
Gjesti aspak sportiv u regjistrua në sekondat e fundit të takimit që u fitua nga Sampdoria me rezultatin 3-1. Minutat e fundit të ndeshjes u shoqëruan nga tension i lartë mes futbollistëve në fushë dhe pankinave respektive.
Pak para fërshëllimës përfundimtare, Delio Rossi, i cili pretendon se është ofenduar më parë nga mbrojtësi argjentinas Burdiso, i ka treguar gishtin e mesit këtij të fundit. Gjithcka është dokumentuar me pamje, ndërkohë që ndaj këtij gjesti anti-sportiv, drejtësia e futbollit italian mori masa disiplinore.
Kështu, Delio Rossi pezullohet për dy javët në vazhdim dhe sikur të mos mjaftonte kjo edhe vetë skuadra e Sampdorias e ka gjobitur atë. Gjoba është mirëkuptuar nga tekniku gjaknxehtë që ka thënë se paratë që do t’i hiqen nga paga klubi do t’i ofrojë për bamirësi.
Ky nuk është rasti i parë që Delio Rossi humbet toruan në fushë. Në 2 maj të vitit të kaluar, kur në atë kohë Rossi drejtonte Fiorentinën, u bë protagonist i një zënkë me grushta me futbollistin e tij, serbin Adem Ljajiç dhe gjithcka pas kënaqësisë së shprehur nga ky i fundit për zëvendësimin. Zënka pasoi shkarkimin e trajnerit nga klubi violë.
Top Channel