Cmimet BAFTA, tjetër sukses për Ben Affleck

11/02/2013 09:50

Ben Affleck ka arritur një tjetër sukses si regjisor me filmin e tij ‘Argo’. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’, aktori i famshëm amerikan mori çmimin e regjisorit më të mirë, ndërsa filmi i tij u shpall si më i miri i vitit 2012.

Ceremonia u organizua në Royal Opera House të Londrës të dielën në mbrëmje. Pasi mori çmimet, Affleck u shpreh: “Është një surprizë e madhe për mua. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që më kanë ndihmuar në karrierën time dhe krenar për veten.”

Filmi ‘Argo’ mundi konkurrencën e ‘Les Miserables’, ‘Life Of Pi’ dhe ‘Zero Dark Thirty’, ndërsa Ben Affleck, i cili nuk është i nominuar për regjisorin më të mirë në çmimet Oscar, la pas Quentin Tarantino, Ang Lee, Kathryn Bigelow dhe Michael Haneke.

Cmimin e aktorit më të mirë e mori Daniel Day-Lewis për interpretimin në filmin ‘Lincoln’ dhe tashmë shihet si favorite kryesor për fitoren edhe në çmimet Oscar.

Ja lista e plotë e çmimeve BAFTA:

Filmi më i mirë
Argo

Regjisori më i mirë
Ben Affleck (Argo)

Aktori më i mirë
Daniel Day-Lewis (Lincoln)

Aktorja më e mirë
Emmanuelle Riva (Amour)

Aktori jo-protagonist më i mirë

Christoph Waltz (Django Unchained)

Aktorja jo-protagoniste më e mirë
Anne Hathaway (Les Miserables)

Aktori zbulim (i votuar nga publiku)
Juno Temple

Filmi jo në anglisht më i mirë
Amour

Dokumentari më i mirë
Searching For Sugar Man

Filmi britanik më i mirë
Skyfall

Filmi i animuar më i mirë
Brave

Skenari më i mirë
Django Unchained (Quentin Tarantino)

Kolona zanore më e mirë

Skyfall (Thomas Newman)

Cmimi i kinematografisë
Life Of Pi (Claudio Miranda)

Kostumografia më e mirë
Anna Karenina (Jacqueline Durran)

Filmi me metrazh të shkurtër i animuar më i mirë
The Making Of Longbird

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër
Swimmer

Efektete speciale më të mira
Life Of Pi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA