Juventusi thyen edhe Fiorentinën

10/02/2013 00:00

Juventusi mundi 2-0 Fiorentinën dhe falë barazimit të Napolit me Lazion e çon në 5 pikë diferencën mes vendit të parë dhe atij të dytë.

Bardhezinjtë e Kontes e kanë dominuar ndeshjen në Juventus Stadium, madje kanë shënuar 2 gola në pjesën e parë me Vucinicin dhe Matrin. Avantazhi i dha mundësinë skuadrës së Kontes të mos rrezikonte në pjesën e dytë dhe të administronte rezultatin, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund.

Sfida mes Lacios dhe Napolit në Olimpiko nuk nxorri asnjë fitues pasi përfundoi në barazim 1-1. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Flokarin, vendasit e Lacios nuk arritën ta ruanin fitoren deri në fund.

Kampanjaro me një goditje fluturimthi barazoi shifrat dhe forcoi pozitat e Napolit në vendin e dytë me 50 pikë.

Top Channel