Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Samuel Eto’o, në një intervistë të gjatë të publikuar në faqen e internetit të revistës ‘Je Wande’, ka akuzuar drejtuesit e Federatës Kamerunase të Futbollit (FCF) se duan ta vrasin pasi i ka denoncuar për korrupsion dhe menaxhim të keq të futbollit në vendlindjen e tij.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit, aktualisht tek Anzhi rus, deklaroi: “Drejtuesit e FCF-së duan të bëjnë atentat ndaj meje. Duan të më heqin qafe.”
“Tani jetoj me një grup truprojash dhe njëri prej tyre fle para derës së shtëpisë sime. Nuk e bëj këtë për snobizëm, por dua të jem i sigurtë”, u shpreh Eto’o.
“Unë nuk vesh fanellat që shpërndan federata, por ia kërkoj direkt Pumës. Gjithashtu nuk ha me shokët e skuadrës së Kamerunit sepse kam frikë se më hedhin helm në ushqim”, shtoi bomberi afrikan.
Intervista është bërë në “camfranglais”, një përzierje e anglishtes, frengjistes dhe dialektit të lagjeve të varfra të Kamerunit, aty ku është rritur Samuel Eto’o.
Top Channel