Francë, PSG provon arratisjen

09/02/2013 00:00

Paris Saint Germain ka mundur 3-1 Bastia dhe është shkëputur 6 pikë në krye të klasifikimit të kampionatit francez (duke pritur rezultatin e ndeshjes së Lyon, të dielën kundër Lille).

Autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti ishin Menez, Ibrahimovic (11-metërsh) dhe Lavezzi. Më parë kishte shkurtuar diferencën në 2-1 Khazri.

Për Zlatan Ibrahimovic, i cili hyri në fushë në minutën e 21 të pjesës së dytë, goli i së premtes ishte i 21 në këtë sezon.

Tekniku italian nuk ka përdorur në këtë ndeshje blerjen më të re të PSG, David Beckham.

Top Channel