Filmi i ri i Matthew McConaughey
09/02/2013 12:30
Matthew McConaughey ka nisur xhirimin e filmit të tij më të ri me titull ‘True Detectives’.
Aktori i famshëm hollivudian u fotografua në sheshxhirim ditën e premte, në Luiziana (SHBA).
43-vjeçari duket se e ka rimarrë veten pas humbjes drastike në peshë për filmin ‘Dallas Buyers Club’, ku interpretonte një elektriçist të prekur nga SIDA.
Një emër tjetër i njohur i kinematografisë botërore në sheshxhirim ishte edhe aktori Woody Harrelson, i cili u pa me një kostum detektivi.
Top Channel