Ferguson: Reali ka një ditë pushim më shumë

09/02/2013 14:40

Sir Alex Ferguson, trajneri i Manchester United, kritikoi kalendarin e kampionatit anglez pasi skuadra e tij do të luajë të dielën, ndërsa kundërshtarët në Ligën e Kampionëve, spanjollët e Real Madrid, do e luajnë ndeshjen e tyre të kampionatit sot.

“Është qesharake që ne luajmë të dielën dhe Reali ka një ditë më shumë pushim para përballjes në Champions. Vendet e tjera sakrifikojnë për skuadrat e tyre që luajnë në Europë, Anglia jo. Shpresoj që kjo gjë të ndryshojë në të ardhmen”, deklaroi trajneri skocez.

“Nuk ka vlerë të ankohesh sepse askush nuk të dëgjon”, shtoi Ferguson.

Ndeshja e parë e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve Real Madrid-Manchester United do të luhet ditën e mërkurë, në orën 20:45.

Top Channel