Vettel: Ndihem më mirë se vitin e kaluar

08/02/2013 20:45

Sebastian Vettel, kampion Bote i Formulës 1 në tre vitet e fundit, u shpreh pas testimeve të para në Jerez de la Frontera se është i kënaqur me besueshmërinë që tregoi makina e re Red Bull.

“Nuk kisha asnjë problem gjatë dy ditëve dhe për këtë arsye arrita të bëj shumë xhiro. Jam i kënaqur me rezultatet. Ndihem më mirë se vitin e kaluar”, deklaroi piloti gjerman.

Vettel shtoi se testimet e tjera që do të zhvillohen në Montmelo “do të zbulojnë diçka më shumë mbi pilotët dhe makinat”.

“Duhet të vazhdojmë punën për tu përmirësuar si skuderi dhe të shohim se ku janë skuadrat rivale”, theksoi Vettel.

Top Channel