
Sebastian Vettel, kampioni në fuqi i Formulës 1, ka regjistruar kohën më të shpejtë të ditës së katërt të testimeve që po zhvillohen në cirkuitin e Jerez në Spanjë.
Gjermani i Red Bullit xhiroi 1:18:656 me goma të forta, por me pak benzinë në bord.
Kohën e dytë më të shpejtë e regjistroi meksikani i Sauberit, Esteban Gutierrez. Vettel dhe Gutierrez ishin të vetmit pilotë që ditën e sotme zbritën nën barrierën e 1 minutë e 19 sekonda.
Rendiment të mirë treguan gjithashtu Hamilton, Raikkonen dhe Perez, respektivisht me Mercedes, Lotus dhe McLaren.
Fati i keq ishte i gjithi për Pedro de la Rosa, kolaudatorin spanjoll të Ferrarit, i cili bëri vetëm dy xhiro para se një problem me kambion të bënte makinën e kuqe të nxirrte tym.
Top Channel