Rossi e Lorenzo: Garojmë për vijën e parë

08/02/2013 00:00

Pasi siguroi kohën e tretë më të mirë, në ditën e fundit të testeve për MotoGP në Sepang, Valentino Rossi shprehet i kënaqur.

“Jam tepër i kënaqur nga këto 3 ditë. Kemi punuar shumë dhe jemi përmirësuar ditë pas dite. Sot (e enjte) ka qenë performanca më e mirë, jemi më pak se 1 sekondë larg kreut, por xhiroja ime e shpejtë konsiderohet e mirë. Në teori jemi pretendent për vijën e parë”.

Ndërsa Jorge Lorenzo shton: “Ndihem i fortë, por të tillë janë edhe të tjerët. Do të jetë një sezon interesant”.

Spanjolli, i lindur në Majorka, vazhdon më tej: “Mendoj se kanë qenë 3 ditë pozitive për ne. Kemi provuar shumë dhe kemi ecur mirë. Duhet të rikonfirmojmë këto performanca edhe në pista të tjera, por këtu kishim mundësi të përmirësoheshim ende. Ndihem në formë psikologjikisht dhe fizikisht, kjo është gjë e mirë”.

Top Channel