Ronaldo “ankohet”: Messi më injoron!

08/02/2013 00:32

Mes Ronaldo-s dhe Messi-t, rivaliteti është gjithmonë i ashpër. Sulmuesi i Real Madrid është ndjerë i injoruar nga “pleshti”, gjatë ceremonisë së dorëzimit të “Topit të Artë”.

“Gjithsesi, nuk më surprizon, – shpjegon CR7 – edhe pse nuk më ka votuar mes 3 më të mirëve të vitit”.

Sherri i fundit me Mourinho-n ka qenë i amplifikuar nga fjalët e Sara Carbonero-s, e fejuara e Iker Casillas, në publik: “Gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes nuk duhen nxjerrë në shtyp”.

Sara, në konflikt evident interesi për shkak të punës së saj në televizion, kishte theksuar se si kishte “degraduar atmosfera” te Reali, pas sherrit në fund të ndeshjes me Valencia-n, mes CR7 dhe trajnerit.

“Janë tema të nxehta dhe nuk më takon mua të flas. E megjithëse njerëzit janë të lirë të thonë atë që mendojnë, sipas meje ajo ka gabuar”, ka sulmuar Ronaldo.

Në lidhje me diskutimin e “Topit të Artë”, – për Messin apo jo – polemika është ende e hapur: “Bazuar te sezoni që zhvilluam unë dhe Real Madrid, mendoja se mund ta fitoja, – shpjegoi Ronaldo për “AS”. – Për fat të keq, nuk ndodhi kështu. Por, unë nuk jetoj vetëm për çmime individuale, përndryshe nuk do të isha kurrë i lumtur”.

Top Channel