Përse Maroku u shpall kampion pas dy muajsh, çfarë ndodhi me Senegalin dhe paralelizmi me Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014
Ndeshja e së shtunës me Juventusit dhe Fiorentinës rrezikon të shndërrohet në një rivalitet përtej fushës së blertë.
Shkak për këtë janë marrëdhëniet “agresive” mes dy klubeve që nga merkato e verës së kaluar, kur bardhezinjtë ndërhynë në përpjekjen e Fiorentinës për të blerë Dimitar Berbatov, duke u prishur planet këtyre të fundit.
Ai që bën apel që dueli të mbetet vetëm në karakterin futbollistik është trajneri i vjolëve, Vincenzo Montella. Në deklaratën para mediave, Montella tha se rivaliteti duhet të qendrojë vetëm në fushën e blertë.
“Rivaliteti Juventus-Fiorentina? Duhet të ruajmë gjithcka brenda kornizave të rivalitetit sportiv, ta transformojmë në një energji pozitive dhe jo në arrogancë”, tha tekniku i Fiorentinës.
Më tej ish-sulmuesi i Romës deklaroi skuadra është përgatitur mirë për takimin dhe se do të zbresë në Juventus Stadium për të fituar.
Top Channel