Messi: Mbyll karrierën në Argjentinë

08/02/2013 00:00

Lionel Messi nënshkroi ditën e enjte kontratën që e mban të mbërthyer deri në vitin 2018 me klubin e Barcelonës. Në këtë vit argjentinasi do të jetë 31 vjeç dhe askush nuk beson se katër herë fituesi i Topit të Artë do të mbyllë karrierën.

Por cila është e ardhmja e Messi-t pas pesë viteve? Vetë argjentinasi ka folur përpara mediave pas nënshkrimit të kontratës. Ai nuk përjashtoi mundësinë që karrierën e tij futbollistike ta mbyllë në Argjentinë.

“Nuk përjashtoj mundësinë që të mbyll karrierën time në Argjentinë. Sa për në Europë, besoj dhe dëshiroj që ta mbyll me Barcelonën. S’besoj se do të luaj për ndonjë skuadër tjetër në këtë kontinent”, tha Messi pas nënshkrimit të kontratës së re me katalanasit.

“Kjo është një ditë e madhe për mua. E kam thënë gjithmonë që jam shumë i lumtur tek Barcelona”, tha ai për nënshkrimin.

Top Channel