F1, mbyllen testimet në Jerez

08/02/2013 18:20

Kimi Raikkonen me Lotus ishte piloti më i shpejtë i ditës së fundit të testimeve në pistën spanjolle të Jerez de la Frontera.

Finlandezi regjistroi kohën 1:18:148 me goma të buta, duke lënë pas francezin Bianchi të Force India dhe kampionin në fuqi Sebastian Vettel me Red Bull.

Gjithsesi, koha e referencës është ajo e gjermanit tre herë kampion në Formulën 1 pasi Vettel ndaloi kronometrin në 1:18:565 me goma të forta. Nëse gjermani do të kishte përdorur gomat e buta, ashtu siç bëri finlandezi, atëherë koha e tij do të ishte rreth një sekondë më e shpejtë pasi kjo është diferenca mes këtyre dy sete gomash.

Kjo është renditja e ditës së fundit të testimeve në Jerez:

1. Raikkonen (Lotus) 1:18.148
2. Bianchi (Force India) 1:18.175
3. Vettel (Red Bull) 1:18.565
4. Gutiérrez (Ferrari) 1:18.669
5. Vergne (T. Rosso) 1:18.760
6. Hamilton (McLaren) 1:18.905
7. Pérez (McLaren) 1:18.944
8. Bottas (Force India) 1:19.851
9. De la Rosa (Ferrari) 1:20.316
10. Pic (Caterham) 1:21.105
11. Razia (Marussia) 1:21.226
12. Di Resta (F. India) 1:23.435

Top Channel