Zyrat e klubit izraelit të futbollit, Beitar Jeruzalemit, u dëmtuan ditën e premte nga një zjarrvënie që dyshohet si e qëllishme dhe e motivuar nga arsye racizmi, raportuan mediat në Tel Aviv.
Zjarri pushtoi zyrat e klubit dy ditë pasi katër tifozë u paditën për kore raciste, ndaj dy futbollistëve muslimanë, të blerë së fundmi nga Beitari.
Askush nuk u dëmtua nga zjarri, por administrata e klubit pësoi dëmtime të mëdha.
Një muaj më parë, Beitari i Jeruzalemit bleu dy futbollistë çeçenë, duke prishur një traditë të gjatë të mosblerjes së arabëve dhe muslimanëve.
Mbërritja në skuadër e Zaur Sadaev dhe Gabriel Kadiev, të dy muslimanë, shtyu një pjesë të ultrasve të klubit që të kushtonin kore raciste në ndeshjen e fundit të klubit.
Në një deklaratë, kryeministri Benjamin Netanyahu dënoi zjarrëvënien në dukje të qëllimshme si “të turpshme”.
“Ne nuk mund të pranojmë sjellje të tilla raciste. Hebrenjtë, gjatë historisë kanë vuajtur nga bojkoti dhe persekutimi, ndaj ne duhet t’u japim një shembull kombeve të tjera në këtë drejtim”, deklaroi Netanyahu.
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Barakat, deklaros e “përgjegjësit e këtij sulmi nuk janë tifozë, por kriminelë”.
Top Channel