Balotelli prezanton të dashurën e re
08/02/2013 00:00
Mario Balotelli nuk ka dashur të humbë kohë dhe u ka prezantuar shokëve të skuadrës të dashurën e tij të re, Fanny Neguesha.
Futbollisti është fotografuar me të dashurën e tij në kampin stërvitor të Milanit. Shkëputja prej Anglisë drejt Milanos nuk e ka zbehur interesimin e mediave gossip për jetën e SuperMarios. Dy ditë më parë, ai u përfshi në një incident me policinë që e gjobiti atë për parkim të gabuar.
Por ky incident u minimizua nga skuadra e tij e re, Milani që deklaroi se bëhej fjalë për një reagim normal që cdo qytetar do të bënte.
Balotelli debutoi me kuqezinjtë të dielën e kaluar në ndeshjen ndaj Udinezes ku shënoi 2 gola, njëri prej të cilëve me 11 metërsh.
Top Channel